Please enter at least 3 characters.

Zhduket një person në Ferizaj, rasti po hetohet

Një person raportohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Në raport 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 18.11.2025 rreth orës 21:00 në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet dhe është cilësuar si “Person i zhdukur”

“Ferizaj 18.11.2025-21:00. Me 20.11.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/