Please enter at least 3 characters.

Zhduket një grua në Ferizaj

2024/05/zhduket.jpg

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar edhe për një rast të zhdukjes së një gruaje në Ferizaj.

Siç bëhet e ditur në raport gruaja ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Ferizaj/03.09.2024 - 02:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/