Zhduken dy vajza të mitura në Fushë Kosovë
21/05/2026
Policia ka nisur hetimet për dy raste të ndara të personave të zhdukur, të raportuara më 20 maj 2026 në Fushë Kosovë.
Sipas raportimeve, në rrugën “Dardania”, rreth orës 12:30, një qytetar ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në rrugën “Hamdi Grajqevci” rreth orës 22:00, ku po ashtu një prind ka deklaruar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar. /Telegrafi/


