Please enter at least 3 characters.

Zhduken dy motra në Pejë

2020/01/zhdukja.jpg

Një femër ka raportuar se dy motrat e saj janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00 në rrugën “Myrvete Maksutaj”, në Pejë, ndërsa raportimi është bërë të hënën.

“Me 16.11.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy motrat e saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/