Zhdrella kalon te Ferronikeli
03/08/2015
Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, është bërë tashmë pjesë e skuadrës së Ferronikelit, transmeton Telegrafi.
Mentor Zhdrella ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin nga Drenasi.
Zhdrella është përforcimi i katërt për skuadrën e Gani Sejdiut, pasi më herët kanë nënshkrua edhe Flamur Neziri, Ibrahim Peci dhe Mevlan Zeka.
Ferronikeli është bërë edhe me kompleks të ri ndërsa pritet që edhe këtë vit të jetë konkurrent për titull. /Telegrafi/


