Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet e dhjetorit - sot përcaktohet renditja e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur të shtunën në mbrëmje dhe ka miratuar ndryshimin e datës së shortit që përcakton renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se ceremonia e tërheqjes së shortit, e planifikuar fillimisht për 8 dhjetor, do të zhvillohet një ditë më herët - të dielën, më 7 dhjetor 2025.

Ai sqaroi se ndryshimi është bërë për të mundësuar miratimin më të shpejtë të dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve, si dhe për të nisur në kohë procesin e shtypjes së tyre.

Po ashtu, vendimi krijon hapësirë shtesë për përgatitjet që lidhen me nisjen e votimit me postë për votuesit jashtë vendit.

Ceremonia e shortit do të mbahet sot nga ora 14:00, ku pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.

Ky short përcakton renditjen e partive dhe koalicioneve në fletëvotim, një proces me rëndësi për organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. /Telegrafi/