Please enter at least 3 characters.

Zendaya vjen me një tjetër veshje mahnitëse gjatë premierës së filmit “Dune” në Paris

2021/09/1338741609.jpg

Për ata që kanë nevojë për një inspirim të vogël të modës, Zendaya ka ofruar ide të mahnitshme këtë javë.

Nga fustani i saj ekstravagant, me pamje të njomë nga marka Balmain në Festivalin e Filmit në Venecia, aktorja vazhdon të sjell pamjet më të bukura çdo ditë.

Brenda natës, Zendaya shkoi dhe e bëri përsëri, duke sjell edhe një veshje tjetër virale në ngjyrën e një kumbulle me dy pjesë, nga Maison Alaia në premierën e filmit “Dune” në Paris.

Veshja me dy pjesë, e cila u shoqërua me taka Jimmy Choo, përbëhet nga një bluzë shumë e shkurtër dhe një fund shumë i gjatë, i kompletuar me detaje të shpuara rreth belit dhe zbukurime në fundin e bishtit.

Veshja është pjesë e koleksionit të pranverës nga Maison 2022. /Telegrafi/