Please enter at least 3 characters.

"Zemra nuk gabon", kënga më e re nga Atdhe Rexhepi

2021/12/Screenshot_7-29.png

Artisti i njohur shqiptar, Atdhe Rexhepi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Zemra nuk gabon” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Agon Neziri, i cili po ashtu është përkujdesur edhe për orkestrimin.

Atdhe Rexhepi (Foto: YouTube)

Këngëtari ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip që njëherësh iu besua produksionit ‘RGB Entertainment’.

Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube në kanalin zyrtar të ‘RGB Music Entertainment’.

Ky projekt po vazhdon të pëlqehet nga publiku teksa mori komente të shumta pozitive. /Telegrafi/