"Zemra më thotë të luaj për Gjermaninë" - Brajan Gruda i mbyll edhe njëherë derën Shqipërisë
09/10/2024
Brajan Gruda edhe një herë ka treguar refuzim për Kombëtaren e Shqipërisë dhe gjasat janë të vogla që ai të vijë te kuqezinjtë. Synimi dhe ëndrra e madhe e Grudës është të luajë me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026. Ai aktualisht është i grumbulluar me Gjermaninë U-21, ku ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të federatës gjermane.“Jam i lumtur që jam këtu, po argëtohem, si në stërvitje dhe jashtë saj. Jam kthyer në stërvitje prej një jave. Mendoj se do të prezantohem ngadalë dhe do të marr disa minuta në ndeshjen e parë. Ndoshta më shumë në ndeshjen e dytë. Do ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time me U21, minutat do të më bëjnë mirë”.


