Please enter at least 3 characters.

Zemërohet me mbrojtjen e lojtarëve, Gregg Popovich thirri një ndër 'time-out' më të shpejtë në histori të NBA-së

2019/01/Gregg-Popovich.jpg
431:"ORLANDO, FL - OCTOBER 12: Head coach Gregg Popovich of the San Antonio Spurs calls out a play during a pre-season game against the Orlando Magic at Amway Center on October 12, 2018 in Orlando, Florida. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Sam Greenwood/Getty Images)
12:"Getty Images

E hëna është ditëlindja e 70-të e trajnerit të San Antonio Spurs, Gregg Popovich dhe nëse ka ndonjë dyshim se strategu po bëhet më i ngathët, të kundërtën e tregon ndeshja e mbrëmshme.

"Mamuzat" kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër kundër Washington Wizards me rezultat 132:119.

Megjithatë në një moment strategu u zemërua aq shumë sa që me të filluar ndeshja kërkoi 'time-out'.

Në fakt, 16 sekonda pasi filloi ndeshja trajneri kërkoi një pushim të shkurtër pasi i dështoi mbrojtja e skuadrës.

Pas takimit, Derrick White pohoi se kurrë nuk i kishte ndodhur në gjë e tillë dhe nuk kishte dëgjuar të vepronte në këtë formë.

"Nuk dëshironim me të vërtetë të fillonte në këtë formë ndeshja, do të thotë me një ngulitje të kundërshtarit", tha White.

Kujtojmë se nuk ishte hera e parë që strategu të ketë thirrur pushim pasi në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Cleveland Cavaliers, Popovich thirri një "time-out" për 14 sekonda.

lexo po astu

Ndryshe, Popovich ka 23 vjet që është në krye të shtabit teknik të skuadrës së Spursave dhe duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet. /Telegrafi/