Please enter at least 3 characters.

Zemaj: Përpos ratifikimit të demarkacionit, kjo Qeveri nuk ka shënuar tjetër përparim

2017/09/Armend-zemaj-23-tetor-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka theksuar se atë që ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha e quan progres, atë që sipas tij, lidhet me punën e fillimvitit 2017.

Ai në Komisionin për Punë të Jashtme (MPJ), duke e komentuar raportin e Bashkimit Evropian (BE) për Kosovën, ka thënë se përpos ratifikimit të demarkacionit, që i atribuohet edhe opozitës, kjo Qeveri nuk ka shënuar ndonjë progres.

“Detyrimet që është dashur të përmbushen janë të vogla. Sidomos në atë që ne dëshirojmë ta shohim, në luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend”, ka shtuar Zemaj. /Telegrafi/