Please enter at least 3 characters.

Zelensky uron SHBA-në: E dimë vlerën e fjalës liri më shumë se kushdo tjetër

Volodymyr Zelensky e ka uruar Donald Trumpin për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së në një telefonatë.

Ai falënderoi SHBA-në për mbështetjen e saj në luftën e agresionit të Rusisë dhe diskutoi përpjekjet për t'i dhënë fund luftës, bëri të ditur presidenti ukrainas në rrjete sociale.



Ai gjithashtu postoi një fotografi të flamurit amerikan të projektuar në statujën e “Nënës Ukrainë” në Kiev.

Në një postim të mëparshëm me rastin e përvjetorit, presidenti ukrainas e lidhi luftën e Ukrainës kundër pushtuesit me mbështetjen amerikane dhe deklaratën historike të pavarësisë nga Britania e Madhe.

"Sot shënohet 250-vjetori i njërës prej ëndrrave më të ndritura, më të forta dhe më me ndikim të njerëzimit - Ëndrrës Amerikane për një komb të pavarur, të lirë dhe të begatë që mbron lirinë, besimin dhe ndjekjen e lumturisë së njerëzve”, shkroi ai.

Zelensky shtoi se ukrainasit "e dinë vlerën e të gjitha këtyre fjalëve më mirë se kushdo", ndërsa po luftojnë për "pavarësi, liri dhe të drejtën e popullit tonë për lumturi me të njëjtën shpresë, të njëjtin qëllim dhe të njëjtën vendosmëri me të cilën amerikanët fituan dhe mbrojtën pavarësinë e tyre". /Telegrafi/