Please enter at least 3 characters.

Zelensky nënshkruan ligjin që ndalon librat rusë

2023/06/zelensky.jpg
304:"Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy attends an interview with some of the Russian media via videolink, as Russia?s attack on Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine March 27, 2022. Ukrainian Presidential Press Service/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.
11:"via REUTERS

Volodymyr Zelensky ka ndaluar importin komercial të librave nga Rusia, në masën e fundit për të reduktuar lidhjet kulturore midis dy vendeve.

"Unë besoj se ligji është i drejtë", shkroi presidenti ukrainas në Telegram, duke njoftuar se kishte nënshkruar një projektligj, i cili gjithashtu ndalon importin komercial të librave të shtypur në Bjellorusi dhe territorin e pushtuar ukrainas.

Projektligji, i miratuar një vit më parë nga parlamenti, e bën gjithashtu një kërkesë për marrjen e lejes së posaçme për të importuar libra në gjuhën ruse nga vendet e treta, raporton skynews.

Zyra e Zelenskyt njoftoi përmes Twitterit se ligji do të "forconte mbrojtjen e hapësirës kulturore dhe informative të Ukrainës nga propaganda ruse anti-ukrainase".

Ukraina ka kryer atë që ajo e përshkruan si proces "derusifikues", duke thënë se është e nevojshme të zhbëhen politikat shekullore që ajo konsideron se synojnë të shtypin identitetin ukrainas.

Ministri i Kulturës, Oleksandr Tkachenko falënderoi presidentin për nënshkrimin e projektligjit, "miratimi i këtij projektligji do të mbrojë sektorin ukrainas të botimit dhe shpërndarjes së librave nga ndikimi shkatërrues i "botës ruse". /Telegrafi/