Please enter at least 3 characters.

Zelensky do të takohet të dielën me Blinkenin dhe Austinin në Kiev

2022/04/000_99E8KY-e1650739016247.jpg
396:"Ukrainian President Volodymyr Zelensky (L) and US Secretary of State Antony Blinken pose during their meeting in Kiev, on May 6, 2021. - US Secretary of State Antony Blinken kicked off his visit to Ukraine on May 6 by reaffirming Washington's commitment to supporting Kiev's sovereignty and territorial integrity following a massive troop buildup by Russia. (Photo by Efrem Lukatsky / POOL / AFP)
3:"AFP

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do ta vizitojnë nesër kryeqytetin ukrainas, Kievin.

"Unë nuk mendoj se ky është një sekret që njerëzit nga SHBA-ja, nesër do të vijnë tek ne. Sekretari i Shtetit, Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, (Lloyd Austin) do të vizitojnë Kievin", tha Zelensky në një konferencë për shtyp të mbajtur në një stacion të metrosë në Kiev.

Zelensky tha gjithashtu, "ne do të presim që kur siguria të lejojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë dhe të bisedojë me ne", raporton cnn.

Kryeministri britanik, Boris Johnson gjatë takimit me Zelenskyn në Kiev

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha javën e kaluar se po punon me ekipin e tij për të përcaktuar nëse duhet të dërgojë një anëtar të lartë të administratës amerikane në Ukrainë.

Theksojmë se shumë liderë shtetërorë dhe të instucioneve evropiane tashmë kanë takuar zyrtarët ukrainas në Kiev.

Ndryshe, Zelensky ka deklaruar gjithashtu se do të ndërpresë bisedimet me Rusinë nëse ushtria ruse vret qytetarët e Mariupolit dhe Vladimir Putin organizon "pseudo referendume" në territoret e pushtuara ukrainase. /Telegrafi/