Please enter at least 3 characters.

Zbulohet emri i gjigantit anglez ku Ekitike dëshiron ta vazhdojë karrierën

Hugo Ekitike, sulmuesi 22-vjeçar i Eintracht Frankfurt, ka rikthyer spekulimet për një transferim të mundshëm te Manchester United, pas një deklarate të sinqertë për admirimin e tij ndaj klubit.

Në një intervistë të dhënë për RTL në dhjetor 2024, Ekitike kishte pranuar publikisht se ai është një tifoz i Manchester United.

"Klubi im i preferuar si fëmijë ishte Manchester United. Gjithmonë i kam admiruar ata”, kishte deklaruar Ekitike.

Manchester United është i vetmi klub që ka kontaktuar drejtpërdrejt me Frankfurtin për një transferim të mundshëm, duke u pozicionuar si favorit në garën për nënshkrimin e tij.

Liverpool dhe Chelsea gjithashtu kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, por ende nuk kanë bërë hapa konkretë drejt klubit gjerman.

Gjatë sezonit 2024/25, Ekitike shënoi 22 gola dhe dha 12 asiste në 48 paraqitje, duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Frankfurti e vlerëson kartonin e tij në rreth 100 milionë euro, ndërsa kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029.

Megjithatë, forma e shkëlqyer dhe dëshira për të luajtur në Ligën Premier , veçanërisht për Manchester United, e bëjnë të mundshëm një transferim gjatë kësaj vere./Telegrafi/