Zbulohet destinacioni i mundshëm i Rashfordit në rast largimi nga Man United
Marcus Rashford është lidhur me një kalim befasues në Arabinë Saudite pasi ka humbur rëndësinë e tij tek Manchester United. 27-vjeçari u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar në ndeshjen që Unitedi e fitoi me rezultat 2-1 ndaj rivalit Manchester Cityt, me Ruben Amorim që insistoi se kjo ishte vetëm një përzgjedhje e tij.Më herët gjatë kësaj jave, u raportua nga The Telegraph se United është i shqetësuar për mënyrën e jetesës së Rashford jashtë fushës dhe se ai nuk është mjaftueshëm i vëmendshëm ndaj futbollit.Reprezentuesi anglez më herët është lidhur me një kalim tek PSG-ja, por tashmë një kandidat i ri i është bashkuar garës.
Rashford është i lidhur me një kontratë tek Unitedi deri në qershor 2028, pasi ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare në verën e vitit të kaluar.Në rast se ai pranon kalimin tek Al-Ittihadi, ai do të bëhej bashkëlojtarë me yjet e tjerë si N’Golo Kante, Fabinho, Karim Benzema dhe Moussa Diaby./Telegrafi/


