Please enter at least 3 characters.

Zbulohet alkool ilegal në një firmë në Kavadar, arrestohet drejtori

2016/01/t-euml-miturit-furnizohen-lirsh-euml-m-me-alkool-duhan-dhe-drog-euml-video_hd.jpg

Mbi 9,000 shishe alkool të paketuar në një sasi prej 0,7 litrash ose litërsh, të cilat nuk kanë një pullë akcize, u zbuluan tek një person juridik në Kavadarci dhe menaxheri është privuar nga liria për tu hetuar dhe grumbulluar informacion në lidhje me mallin e gjetur.

Alkooli u gjet gjatë aksionit të djeshëm të Prokurorisë Publike të Kavadarcit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

"Aksioni vazhdon edhe në kantinën "Povardarie", ku sipas të dhënave paraprake, u gjet një sasi e madhe e rakisë së verdhë, pa etiketat me banderola, me shënime për shitje përmes kompanisë "Vino Zhupa" nga Republika e Serbisë, që e ka nën zotërim edhe "Povardarie" Negotinë", njoftoi Prokuroria Publike e Maqedonisë.

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Publike e Kavadarcit lëshoi udhëzime dhe urdhra për mbledhjen e të dhënave dhe dokumentacionin e nevojshëm në këtë rast. Veprime të tjera janë ndërmarrë për të vërtetuar faktet./Telegrafi/