Please enter at least 3 characters.

Zbulohen fanellat e reja të Unitedit, ato përngjajnë me të vitit 1996 që ishin më famëkeqet në histori të klubit

2020/04/lee-sharpe-david-beckham-eric-cantona-andy-cole-brian-mcclair-manchester-united-1996_1hx6fq90t2svk17bg9xpm81qez.jpg
229:"17 DEC 1995: ERIC CANTONA IN THE CENTRE OF THE MAN UTD WALL DURING THE PREMIER LEAGUE MATCH BETWEEN LIVERPOOL AND MANCHESTER UNITED PLAYED AT ANFIELD THE FINAL RESULT WAS LIVERPOOL2, MAN UTD 0. Mandatory Credit: Allsport/ALLSPORT
12:"Getty Images

Janë zbuluar fanellat e reja që Manchester United do t’i bartë si mysafirë për edicionin e ri 2020/21.

Por me tu zbuluar këto fanella, tifozët e United janë kthyer në kohë për ta kujtuar sezonin 1995/96 kur ishin fanellat e ngjashme.

Fanellat e prodhuara nga Umbro në atë kohë ishin veshur nga yjet e United si David Beckham, Eric Cantona, por që kishin qenë famkeqe pasi rezultatet mungonin.

Në pesë ndeshjet e para me këto fanella, Djajtë e Kuq kishin marrë vetëm një pikë, duke bërë që klubi të bënte një ndryshim.

Klubi kishte vendosur t’i ndryshojë shorcet nga të hinta në të bardha me pretekstin se lojtarët nuk mund të shihnin mirë njëri tjetrin nga dielle, pasi ngjyrat e fanellave ishin ngjyrë hiri.

FA e kishte gjobitur Unitedin me 100 mijë funta për këtë ndryshim.

Por fanellat e reja të Djajve të Kuq të prodhura nga Adidas janë ngjyrë e gjelbër e errët, por tifozët e Djajve të Kuq e krahasojnë atë me të sezonit 1995/96.

Gjithsesi edhe pse ato fanella Djajve të Kuq nuk i sillnin shumë fat, United kishte arritur të shpallet kampion me 82 pikë të tubuara, katër më shumë se Newcastle United. /Telegrafi/