Zanetti thotë se objektivat e Interit për këtë sezon janë trofetë
Javier Zanetti ishte i pranishëm në shortin e Ligës së Evropës për raundin e 32-të, derisa Interi do të përballet me Ludogoretsin.
Zëvendëspresidenti i Nerazzurëve ka thënë se ata janë të zhgënjyer nga eliminimi në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani do të fokusohen në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.
“Më vjen keq që nuk ia dolëm të kualifikohemi, për vetë mënyrën se si i përgatitëm ndeshjet, por fusha tregoi se nuk ishim ende gati”, ka thënë ai.
“Tani jemi të përqendruar të mbyllim sa më mirë ndeshjet e kampionatit, por natyrisht që Liga e Evropës është një objektiv për ne. Do t’i përballojmë takimet me seriozitetin maksimal dhe do provojmë të shkojmë deri në fund të kësaj gare”.
Liga e Evropës: Datat e ndeshjeve të eliminimit direkt, përballjet e para do të zhvillohen në shkurt
“Unë shoh nga afër kulturën e Antonio Contes në punë dhe pasionin që arrin të transmetojë te i gjithë grupi, elementë këto që janë shumë të rëndësishme për një skuadër që dëshiron të ringrihet”.
“Është i përgatitur, inteligjent dhe me personalitet. Jemi vetëm në fillim të një rruge të gjatë dhe duhet të punojmë për t’u përmirësuar, por jemi në rrugën e duhur”, ka shtuar më tej Zanetti. /Telegrafi/


