Please enter at least 3 characters.

Zaev: Bisedimet për zgjerimin e shumicës qeveritare përfundojnë në fundjavë

2017/06/Zoran-Zaev.jpg
6:"Picasa

Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se këtë fundjavë përfundojnë bisedimet për përbërjen e re qeveritare, ndërsa pas pas 1 majit do të dihet saktë përbërja e re ministrore dhe vedet e drejtorëve.

Më herët, Zaev bëri të ditur se është në bisedime që në Qeveri të përfshihen të dy krahët e Lëvizjes Besa, si edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Që të tre grupimet kanë pohuar se janë duke u zhvilluar bisedime. Nga grupet e Lëvizjes Besa ka konfirmim se do të jenë pjesë e qeverisë, por jo edhe nga PDSH-ja. /Telegrafi/