Zac Efron është sëmurë gjatë xhirimit të serialit real televiziv
244:"LONDON, ENGLAND - APRIL 24: Zac Efron attends the European premiere of the SKY CINEMA original "Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile" at The Curzon Mayfair on April 24, 2019 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images for Sky
Zac Efron (Foto: Astrid Stawiarz/Getty Images for Netflix/Guliver)
32:"Jeff Spicer/Getty Images for Sky
30/12/2019
Aktori i famshëm, Zac Efron, gati sa humbi jetën pasi mori një infeksion fatal, ndërsa po xhironte një dokumentar në Guinenë e Re.30-vjeçari ishte duke xhiruar një serial real televiziv të titulluar “Killing Zac Efron”, ku kaloi 21 ditë në xhungël.
Gjatë këtij xhirimi, ai u përball me një infeksion serioz kërcënues për jetën dhe për fat të mirë shmangi vdekjen, transmeton KP.
"Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë" ka thënë një burim i afërt me aktorin.
Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi.
Po ashtu, aktorit i është ndaluar të vazhdojë xhirimin e dokumentarit.


