Please enter at least 3 characters.

YouTuberi iShowSpeed për pak nuk ia theu këmbën Leite Kakas me një ndërhyrje të ashpër në një ndeshje humanitare

2024/02/Screenshot_7-36.jpg

Katari organizoi një spektakël futbolli të quajtur Hope For Charity, në të cilin shumë yje nga bota e futbollit, si dhe nga industria e argëtimit, luajtën për ekipet e quajtura Team AboFlah dhe Team Chunkz.

Emri më i madh në fushë ishte ish-fituesi i Topit të Artë, Ricardo Kaka, që ka bërë karrierë te Milani dhe Real Madridi.

Kjo nuk i bëri përshtypje YouTuberit dhe influencues iShowSpeed, i cili gjithashtu pati mundësinë të luante në këtë ndeshje.

Amerikani që u bë i famshëm duke bërë intervista me lojtarë të njohur, ishte gati ta lëndonte rëndë legjendarin Kaka.

Braziliani e mori topin drejt portës në një veprim, dhe më pas Speed ​​erdhi nga pas me një shpejtësi duke vrapuar rreth njëzet metra dhe rrëshqiti drejt e në këmbët e brazilianit.

Fatmirësisht Kaka është ngritur bë këmbë dhe ka shmangur një lëndim të madh. /Telegrafi/