Please enter at least 3 characters.

YouTube 3D në HDTV-të e Samsungut

2016/01/f.1220181649958_210.jpg

Për fillim, shfrytëzuesit do të kenë qasje në mbi 8,000 incizime 3D në YouTube, por është paralajmëruar edhe një bashkëpunim më i gjerë me këtë shërbim, kështu që ky numër do të rritet vazhdimisht. Shërbimi është në dispozicion përmes aplikacionit të Samsungut të quajtur YouTube on TV, e është përfshirë edhe mundësia e kërkimit të përmbajtjeve. Kjo mundësi është paralajmëruar qysh në panairin IFA gjatë shtatorit, e paraqitja e tanishme është në përputhje me afatet kohore të premtuara.

Funksionaliteti në televizorët e Samsungut është në dispozicion përmes mbindërtimit në portalin Smart TV. /Telegrafi/