Yllka shënon tjetër sukses, specializon në mjekësi (Foto)
25/10/2017
Këngëtarja Yllka Kuqi është një femër e suksesshme jo vetëm në muzikë.
Ajo ka konfirmuar se tashmë është specialiste e Psikologjisë Klinike dhe të Psikoterapisë.
Krahas karrierës muzikore, kështu Yllka Kuqi ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën e saj, një profesion tjetër jashtë sferës publike.
Yllka Kuqi lansoi shtatë muaj më parë projektin e fundit, “Jeton në Mua”, që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.
Ndër këngët tjera të saj të suksesshme konsiderohen edhe “Të Kujtoj” e “I Mallkuar”.
32 vjeçarja ka kohë që nuk ka qenë pjesë e skenës muzikore, kurse albumi i fundit ishte “Ku ke ti moj ajshe”. /Telegrafi/


