Ylli pëson humbjen e tretë radhazi, mposhtet nga Bora
KB Bora ka shënuar fitore dramatike ndaj KB Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69, në kuadër të xhiros së 20-të të elitës së basketbollit kosovar.
Takimi i zhvilluar të shtunën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë nisi më mirë për skuadrën prishtinase, e cila e fitoi çerekun e parë 23:15 dhe të dytin 23:20, për të shkuar në pushim me epërsi të dyfishtë shifrore, 46:35.
Bora vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në periodën e tretë, duke e fituar 15:13 dhe duke e ruajtur kontrollin e lojës. Në çerekun e fundit, Ylli reagoi dhe e fitoi 21:13, duke e ngushtuar diferencën dhe duke e bërë përfundimin dramatik, por nuk arriti ta përmbysë rezultatin.
Më i dalluari te Bora ishte Shaquan Jules me 21 pikë, tetë kërcime dhe një asistim, ndërsa Alex Hunter shtoi 13 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Te Ylli u veçua Tyreek Smith me 18 pikë dhe 11 kërcime.
Për skuadrën nga Suhareka kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat./Telegrafi


