Please enter at least 3 characters.

Ylli i lojës Valorant ‘cNed’ refuzoi ofertën milionëshe të Bleed eSports

2022/04/cneed.jpeg

Sipas Dexerto, lojtari turk Mehmet Yagız 'cNed' Ipek ka refuzuar kontratën, e cila ka vlerën një milion dollarë, për të luajtur Valorant për organizatën me bazë në Singapor, Bleed eSports.

Sipas Dexerto, përmes një njoftimi në Twitter themeluesi i Bleed eSports, Mervyn Goh, tregoi se i ka ofruar yllit të ekipit Acend një kontratë njëvjeçare prej një milion dollarësh për të luajtur për ekipin e tij.

Këtë ofertë siç duket e ka refuzuar vëllai i lojtarit, duke thënë se mund të diskutonin për diçka të tillë në të ardhmen.

Por, postimi siç duket tashmë është fshirë nga llogaria në Twitter që pretendon se është pronari i Bleed. /Telegrafi/