Please enter at least 3 characters.

Ylli i Cityt ndryshon agjent dhe fillon bisedimet me klubet arabe

420:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 12: Josko Gvardiol of Manchester City celebrates with teammates Mateo Kovacic, Ederson and Ruben Dias of Manchester City (obscured) after James McAtee of Manchester City (not pictured) scores his team's fourth goal during the Premier League match between Manchester City FC and Crystal Palace FC at Etihad Stadium on April 12, 2025 in Manchester, England. (Photo by Matt McNulty/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e portierit brazilian Ederson duket larg kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester City.

Portieri i Manchester Cityt, Ederson raportohet se po eksploron mundësinë e një largimi gjatë verës, me Arabinë Saudite që shfaqet si një destinacion i preferuar.

Ederson i cili aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2026, është bashkuar me agjentin e tij të ri, legjendën e portierit brazilian Julio Cesar, për të vlerësuar opsionet e mundshme në treg.

Sipas Florian Plettenberg, diskutimet tashmë janë duke u zhvilluar me klubet nga Arabia Saudite, duke shënuar fillimin e asaj që mund të jetë një lëvizje e rëndësishme për 31-vjeçarin.

Deri më tani këtë sezon, Ederson ka luajtur 32 ndeshje, duke pësuar 46 gola dhe duke mbajtur 9 herë portën e paprekur në të gjitha garat.

31-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2017, derisa skuadra angleze nuk e ka ndërmend ta pengoj atë të largohet për të fituar shumë para në Arabinë Saudite. /Telegrafi/