Please enter at least 3 characters.

Ylli Bufi: Ndarja territoriale me 88 bashki dhe jo rrethe

2016/01/ylli-bufi-ndarja-territoriale-me-88-bashki-dhe-jo-rrethe_hd.jpg

Pohimi vjen nga ish-kryeministri Ylli Bufi, i cili është njëherësh dhe drejtues i propozimit nga “Shtetiweb” për Reformën Administrativo-Territoriale.

Edhe pas debateve, diskutimeve apo dhe propozimeve të ndryshme të bëra në Komisionin e Posaçëm parlamentar, Bufi i qëndron kësaj ideje si alternativa e mirë.

Sipas Bufit, rrethet i përkasin një sistemi politik tashmë të kaluar. Ish-kryeministri këmbëngul në publikimin e variantit qeveritar, ndërsa sugjeron që eksperienca negative aktuale e funksionimit të qarqeve nuk duhet të shërbejë si argument për heqjen e nivelit të dytë të qeverisjes vendore.

“Në projektin e përgatitur nga Shtetiweb ne u kemi kushtuar një vëmendje të veçantë disa treguesve ekonomikë dhe financiarë që lidhen me mënyrën e funksionimit të njësive aktuale. E kemi quajtur kriteri i efiçencës së funksionimit. Kryesisht ky tregues lidhet me raportin e të ardhurave të veta përkundrejt të ardhurave të përgjithshme të njësisë. Në fund të fundit ky është dhe një nga qëllimet kryesore të reformës. Pra, duke bërë ushtrimin sipas këtij kriteri, por duke marrë parasysh edhe kriteret e tjera të përmendura më sipër, sipas Shtetiweb, mund të jenë 88 bashki”, thotë ai. /Shekulli/