Yjet e futbollit që e puthën fanellën e klubit, por që u larguan pas një viti (Foto)
Gianluigi Donnarumma ka hapur shumë debate me mos vazhdimin e kontratës së tij me klubin aktual Milanin.
Ai shihej si pika kyçe e një Milani të ri që do të ndërtohej, por dhe paga e ofruar prej 5 milionë euro nuk ia mbushi syrin 18 vjeçarit.
Për të ka interesim nga shumë klube si Real Madrid, Juventus e Manchester United.
Donnarumma shihej si një portieri që do të arrijë shumë me fanellën e Milanit dhe do të shndërrohej në një legjendë. Ai madje shumë shpesh e puthte edhe fanellën e klubit, ndërsa këtë gjë e kishte bërë me dashuri të madhe në një ndeshje kundër Juventusit.
Por nuk është i vetmi që e puthi fanellën dhe pas një viti u largua nga skuadra.
Më poshtë i gjeni nëntë yje që e kanë puthur fanellën dhe janë larguar pas një viti. /Telegrafi/
Carlos Tevez (Boca - Shanghai Shenhua)


