Please enter at least 3 characters.

Xhoxhaj, boksieri më i mirë i Kosovës

2016/01/xhoxhaj-boksieri-m-euml-i-mir-euml-i-kosov-euml-s_hd.jpg

Shtëpia e boksit të vendit tonë të martën në ambientet e restorantit “Të Rrethi” në një ceremoni sportive ka bërë shpalljen e më të mirëve për vitin që është në ikje.

Krerët e FBOXK-së, zyrtar nga Ministria e Sportit dhe federatave të ndryshme sportive, trajner, boksier dhe njerëz të botës së sportit, ishin pjesë e kësaj ngjarje sportive, e fundit për vitin 2013.

Presidenti i FBOXK-së, Ramadan Selimi pasi përshëndeti të pranishmit, ai me disa fjale elaboroi punën që ka bërë kjo federata gjatë këtyre 12 muajve.

Selimi tha se është i kënaqur me punën që është brenda këtij viti. Sipas tij, futja e turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe turneut për Lah Nimanin, në kalendarin e Federatës Botëror të Boksit (AIBA-së), janë dy ngjarje që e bëjnë këtë vit të suksesshëm për boksin tonë.

“Në këtë vit Federata e Boksit ka dy turne ndërkombëtare ta pranuar në kalendarin e garave të federatës botërore. Njeri më emrin e komandantit tonë legjendar Adem Jashari dhe tjetrit më emrin e një strategu të njohur të sportit Lah Nimani, këto dy figura tani më gjenden në mesin e shumë shteteve të botës, pra në mesin e 200 federata të boksit, çka do të thotë për ne si Kosovë, këto dy figura të mëdha, njeri nga sporti e tjetri nga çështja kombëtare, gjenden mu në këtë institucione. Sporti po e bën atë që edhe Kosovës t’i rritet imazhi dhe e meritojmë te jemi në arenën ndërkombëtare”, tha Selimi.

Ndërkohë, juria për përzgjedhjen e më të mirëve në krye me përzgjedhësin e Kosovës në Boks, Xhevdet Pecin, pas një punë të madh vendosi që epiteti i sportistit më të mirë të shkon në duart e bokserit nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, i cili në Kampionatin Botëror në boks të mbajtur pak kohë më parë në Kazakistan arriti të plasohet në 1/8 e finales, në një konkurrencën mjaft të fortë.

Ndërkaq, boksieri më i mirë për vitin 2013 në konkurrencën e seniorëve i takoi Liridon Zeqirit. Tek juniorët më i mirë u shpall Visar Rexhaj, kurse në konkurrencën e kadetëve u zgjodh Valon Ahmeti, ndërsa në konkurrencën e femrave më e mira u zgjodh Albuelna Gubetini.

FBOXK bëri edhe shpalljen e trajnerit më të mirë. Rexhep Jahiu mori çmimin e trajnerit më të mirë. Gjyqtari më i mirë u zgjodh Latif Demolli. Sylejman Voca u zgjodh punëtori sportive, derisa klubi më i mirë u shpall KB Drita nga Gjilani.

Boksieri i sapozgjedhur më i miri për vitin 2013, Armend Xhoxhaj, tha se ky çmim e motivon edhe më shumë për të ardhmen. Xhoxhaj thotë se do të vazhdojë të punojmë edhe më shumë në mënyrë që sukseset të jenë edhe më të mëdha, sidomos në arenën ndërkombëtare.

“E kam pritur këtë çmim se këtë vit kam qenë më i suksesshëm. Ky është çmimi i parë që marr si sportist më i mirë për vitin 2013. Ky çmim me motivon që në vitet tjera të punojë edhe më shumë. Shpresoj të na përkrah më shumë shteti. Synoj që në të ardhmen të arrij boksin kulminantë.

FBOXK më mirënjohje për kontributin e dhënë në avancimin e këtij sporti ka nderuar edhe mediat elektronike dhe ato të shkruara. /KP/Telegrafi/