Please enter at least 3 characters.

Xhevdet Jashari i rikthehet aktrimit, bëhet pjesë e serialit "Sha je be tu folën"

2022/02/xhevda-e1645297099841.jpg

Seriali “Sha je be tu folën” vazhdon të jetë shumë i pëlqyer për publikun për situatat e ndryshme komike që sjell.

Kasti i aktorëve të këtij seriali përbëhet nga emra shumë të njohur për publikun, kryesisht aktorë nga hit-seriali i dikurshëm “O Sa Mirë”.

E kur jemi te ky i fundit, duket se një tjetër emër i njohur nga ai serial do t’iu bashkohet miqve të vjetër në serialin e ri “Sha je be tu folën”.

Bëhet fjalë për aktorin e njohur shqiptar, Xhevdet Jasharin, i cili do të jetë tashmë pjesë e këtij seriali.

Aktori me prejardhje nga Tetova luante rolin e ‘Arifhikmetit’ në “O Sa Mirë”, por që atëherë nuk është parë shumë prezent në jetën skenike.

"Sha je be tu folën" do të nisë të dielën sezionin e dytë, pas suksesit në sezonin e parë. /Telegrafi/