Please enter at least 3 characters.

Xhensila pritet të martohet me Bes Kallakun, tregon detaje të martesës

2017/06/xhensial.jpg

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, janë në prag të dasmës dhe përgatitjeve të fundit.

Në një intervistë për Mirage, Xhensila ka treguar disa detaje nga dasma e shumëpritur.

Ajo ka deklaruar se nuk do të ketë vetëm një dasmë, por do të ketë tri dasma, tri ceremoni.

(Instagram)

Këngëtarja e suksesshme është shprehur se përveç dasmave me fiset e tyre do të organizojnë dhe një dasmë të veçantë me miqtë e tyre të njohur.

Sa i përket karrierës, ditë më parë, Xhensila lansoi videon e re muzikore me titull “My Lova” që e solli në bashkëpunim me Granit Dërgutin dhe Mixeyn.