Please enter at least 3 characters.

Xhaka pas eliminimit të Milanit: Qëndruam të bashkuar, jemi në raundin tjetër

2018/03/GettyImages-932537778.jpg
259:"LONDON, ENGLAND - MARCH 15: Granit Xhaka of Arsenal scores the second goal during the UEFA Europa League Round of 16 Second Leg match between Arsenal and AC Milan at Emirates Stadium on March 15, 2018 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur pas eliminimit që i bënë Arsenalit në Ligën e Evropës.

Arsenali fitoi takimin kthyes të fazën e eliminimit direkt në Emirates ndaj Milanit me rezultat 3-1.

Kjo ishte një fitore e madhe për Topçinjtë, të cilët fituan edhe në San Siro me rezultat 2-0 dhe u kualifikuan tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Xhaka duke festuar golin së bashku me bashkëlojtarët (Getty Images)

Në këtë fitore la shenj edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Xhaka, i cili shënoi një supergol në takimin e të enjtes mbrëma.

Pas kësaj fitore, është vet reprezentuesi i Zvicrës, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetet sociale për tu shprehur rreth lojë.

"Natë intensive në stadiumin Emirates, por ne qëndruam së bashku".

"Tani jemi në raundin tjetër të Ligës së Evropës", ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, Xhaka ishte titullar edhe në ndeshjen e parë, ndërsa është pjesë bazike e formacionit të Arsene Wengerit. /Telegrafi/