Please enter at least 3 characters.

Wolverhamptoni mposht Chelsean me rikthim

2018/12/Wolves.jpg
328:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 05: Diogo Jota of Wolverhampton Wanderers celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Chelsea FC at Molineux on December 5, 2018 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Wolverhampton Wanderers është kthyer nga disavantazhi prej një goli për ta mposhtur Chelsean me rezultat 2-1 në Molineux Stadium.

Rezultatin e zhbllokoi skuadra mysafire, kur pas një asistimi nga Eden Hazard, Ruben Loftus-Cheek goditi drejt portës dhe topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë (18').

Të parët shënuan Blutë përmes Loftus-Cheek (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim nuk pati raste konkrete shënimi, ashtu që Blutë shkuan në pushim me epërsi prej një goli. Mirëpo, në gjysmën e dytë, vendasit përmbysën gjithçka.

Raul Jimenez gjeti hapësirë në zonë, ku pranoi një top nga Morgan Gibbs-White dhe e barazoi rezultatin (59').

Diogo Jota e përmbysi rezultatin (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Shumë shpejt, nikoqirët kaluan në epërsi. Matt Doherty dërgoi një pasim të mirë në zonë, të cilin e shfrytëzoi Diogo Jota për ta përmbysur rezultatin (63').

Në minutat e mbetura, mysafirët nuk arritën të bënin asgjë për ta ndryshuar rezultatin dhe u mposhtën në këtë sfidë.

Kjo humbje e lë Chelsean prapa në garën për titull, kur kihet parasysh se Manchester City dhe Liverpooli kanë regjistruar fitore.

Tri pikët e reja e pozicionojnë Wolverhamptonin në vend të 12-të në tabelë me total prej 19 pikësh.

Në xhiron e ardhshme, Blutë zhvillojnë derbin kundër Manchester Cityt, derisa Wolves luajnë si mysafirë të Newcastle United. /Telegrafi/