Wilshere: Duhet të shënoj më shumë gola
29/10/2014
Ylli i Topçinjve ka pasur një fillim të qëndrueshëm këtë sezon dhe tash i ka vënë një cak ambicies së tij për të shënuar së paku 10 gola çdo sezon.
“Kam thënë edhe më herët se rekordi im i golave kurrë nuk ka qenë mjaft i mirë dhe se gjithmonë dua të shënoj më shumë gola”.
“Ju shikoni në mesfushorët e klasit botëror si Lampard dhe Gerrard të cilët shënonin 15 ose 20 gola në sezon në ditët e tyre”.
“Nuk them se mund të shënoj aq shumë, pasi ata ishin specialistë në këtë, por përfundimisht mund të arrijë numra dyshifrorë”, ka thënë Wilshere. /Telegrafi/


