Please enter at least 3 characters.

Wilder reagon në rrjetet sociale: Rroftë sa më gjatë mbreti

2018/03/Deontay-Wilder-1-e1520162819667.jpg
278:"NEW YORK, NY - MARCH 03: Deontay Wilder poses with trainer Marc Breland after knocking out Luis Ortiz in the tenth round of their WBC Heavyweight Championship fight at Barclays Center on March 3, 2018 in the Brooklyn Borough of New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Deontay Wilder i njohur ndryshe si 'Bombarduesi i Bronztë' ka reaguar edhe në profilet e tij në rrjetet sociale pas fitores ndaj Luis Ortiz.

Boksieri amerikan ka luftuar ndaj atij kubanez në ndeshjen e vlefshme për titullin e kampionit të WBC-së për pesha të rënda.

Në fund 'Bombarduesi i Bronztë ka arritur të fitoi ndaj Ortiz në rundin e 10 me nokaut teknik, duke e mbrojtur kështu titullin e WBC.

Kjo fitore e ka quar Wilderi në një rekord të madh prej 40 fitoreve nga po kaq ndeshje, duke qenë kështu i pamposhtur, ndërsa 39 fitore kanë ardhur me nokaut.

Grinta e fitores (Getty Images)

Me këtë rast, amerikani ia shkaktoi Ortizit humbjen e parë në karrierë pas 28 fitoresh që kishte nga 28 përballje (24 me nokaut).

Wilder mbetet e i pamposhtur (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Wilder ka thënë se është i gatshëm të takohet me Anthony Joshua për unifikimin e titujve, teksa e cilësoi veten si njeriun më të rrezikshëm në botë apo edhe njeriu më i keq në planet.

Por, kjo nuk ka mjaftuar dhe 'Bombarduesi i Bronztë' e ka cilësuar veten edhe Mbret në postimin e fundit në profilin privat në Facebook, duke i uruar vetes jetë sa më të gjatë.

"Rroftë sa më gjatë mbreti", ka shkruar Wilder në Facebook-un e tij. /Telegrafi/