Please enter at least 3 characters.

Wijnaldum: Isha i nevrikosur me trajnerin, desha t'i tregoja se çfarë mund të bëj

2019/05/GiorginoWijnaldum-2.jpg
299:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool in discussion with Georginio Wijnaldum of Liverpool during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Golashënuesi i dyfishtë, Georginio Wijnaldum, ka thënë se Liverpooli kishte besuar se mund ta përmbyste rezultatin ndaj Barcelonës, edhe pse këtë mendim nuk e ka pasur shumica e futbolldashësve.

Redsat fituan me rezultat 4-0, ndërsa mesfushori u inkuadrua në pjesën e dytë duke i shënuar dy gola shumë të rëndësishëm, ndërsa këtë e ka bërë për shkak të pakënaqësisë ndaj Jurgen Kloppit që nuk e inkuadroi nga minuta e parë.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Është e pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjë, kishim besim se mund t'i shënonim katër gola në shtëpi dhe të fitonim 4-0".

"Mendoj se njerëzit jashtë klubit nuk kanë menduar se mund t'ia dilnim, por ne kemi treguar se gjithçka është e mundur".

"Isha vërtet i nevrikosur me trajnerin dhe doja t'i tregoja se çfarë mund të bëja", ka thënë Wijnaldum pas ndeshjes. /Telegrafi/