Please enter at least 3 characters.

Werner u prit edhe në KOK e MKRS

2016/01/werner-u-prit-edhe-n-euml-kok-e-mkrs_hd.jpg

Në takimin në MKRS, ku mysafirët janë pritur nga zëvendësministri Rexhep Hoti, është biseduar për mbështetjen e sportit të automobilizmit dhe avancimin e tij në Kosovë si dhe rreth aplikimit të FASK-ut në FIA.

Hoti ka thënë se FASK-u do ta ketë mbështetjen e plotë të MKRS-së në procesin e anëtarësimit të saj në FIA.

“MKRS në vazhdimësi e ka mbështetur FASK-un në aktivitetet e saj dhe kjo praktikë e përkrahjes institucionale do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në forma të ndryshme, aty ku federata ka nevojë të mbështetet”, është shprehur Hoti.

Ndërkaq, përfaqësues i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit e vlerësoi punën që FASK-u është duke bërë rreth autosportit dhe gjithashtu çmoi përkrahjen e MKRS-së, sidomos në procesin e anëtarësimit të saj në FIA. “Mbështetja institucionale është e domosdoshme, prandaj edhe ne jemi të gatshëm për bashkëpunim në të ardhmen rreth avancimit të autosportit në Kosovë”, ka shtuar mysafiri nga Austria.

Ndërkaq, Ismet Rexhepi, kryetar i FASK-ut shprehu falënderimet rreth përkrahjes që Ministria po i jep në vazhdimësi Federatës që ai e drejton, në të gjitha proceset e saj të rëndësishme.

I kënaqur edhe me vizitën në KOK

Werner Klaus është shprehur i kënaqur edhe me vizitën e tij në Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga kryetari Besim Hasani dhe sekretari Mehmet Bogujevci.

“Përshtypjet e mia nga ky takim janë shumë pozitive. Më vjen mirë që KOK-u dhe institucionet tjera bashkëpunojnë me FASK-un. Të presim vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të FIA-s më 3 dhjetor, por besojmë se ju do të merrni një përgjigje pozitive”, ka thënë Werner.

Ndërkaq, kryetari Hasani ka deklaruar: “E njoftuam mysafirin me zhvillimet në sportin tonë, me theks të veçantë në auto sport. Bëhet fjalë për një federatë mjaft aktive, e cila edhe në të ardhmen do ta ketë mbështetjen tonë të plotë“.