Please enter at least 3 characters.

Wenger pas humbjes nga Tottenhami: Jemi të dëshpëruar, kemi vuajtur në mesfushë

2018/02/Arsene-Wenger.jpg
303:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 10: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur and Arsene Wenger, Manager of Arsenal shake hands prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Arsenal at Wembley Stadium on February 10, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas humbjes në derbi ndaj Tottenhamit.

Spurs fituan me rezultat 1-0 dhe nga kjo tekniku francez është i zhgënjyer, ai mendon se dështuan në mesfushë dhe në pasime.

"Jemi shumë të zhgënjyer", ka thënë Wenger në fillim të intervistës për Sky Sport.

"Pas golit kemi vuajtur, në pjesën e parë kemi merituar të kalojmë në epërsi pas kundërsulmeve. Por, edhe kemi qenë me fat në pjesën e dytë që kemi ruajtur diferencën e tyre prej vetëm një goli".

"Kemi vuajtur në mesfushë, kemi humbur shumë topa dhe kjo është arsyeja që kemi qenë të dominuar", ka shtuar francezi.

Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 45 pikë, kurse Spurs në pozitën e tretë me 52 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Topçinjve është ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/