Please enter at least 3 characters.

Weinstein deklarohet i pafajshëm në gjykatë

2018/06/HarveyWeinstein-2gjykate-e1528211240634.jpg
266:"NEW YORK, NY - JUNE 5: Harvey Weinstein and attorney Benjamin Brafman arrive at State Supreme Court, June 5, 2018 in New York City. Weinstein is set to face an indictment on two counts of rape and is expected to plead not guilty. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)
12:"Getty Images

Harvey Weinstein është paraqitur në një gjykatë në New York të martën, ku është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat për përdhunim dhe akt kriminal seksual.

Në javën e kaluar ka nisur gjykimi i mogulit të filmit në lidhje me akuzat e shtruara nga dy femra, me ç'rast producenti ishte lëshuar të mbrohej në liri me kaucion prej një milion dollarësh.

(Foto: Getty Images)

Njëra prej viktimave të pretenduara, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, u ka thënë hetuesve se Weinstein e kishte zënë në një qoshe të një dhome hoteli dhe e ka përdhunuar.

Tjetra, ish-aktroja Lucia Evans, ka dalë publikisht me akuzat e saj se producenti e kishte detyruar t'i bënte seks oral në zyrën e tij në vitin 2004.

Korridoret e gjykatës kanë qenë të mbushura me gazetarë e fotoreporterë, edhe pse nuk pritej që Weinstein të fliste shumë.

(Foto: Getty Images)

Pas paraqitjes në gjykatë, 66-vjeçari është ulur në mes të avokatëve të tij dhe ka thënë shkurt: "I pafajshëm".

Weinstein është akuzuar nga dhjetëra femra për keqtrajtim seksual, mirëpo aktualisht është duke u gjykuar vetëm për dy raste.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale nëse nuk është pajtuar edhe pala tjetër. /Telegrafi/