Please enter at least 3 characters.

VV: MTI ta publikojë gjithë skandalin e ndërrimit të njehsorëve në Kosovë

2016/03/kohler-e1457797374933.jpg

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së djeshme së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila sqaroi të gjithë procesin e rrugëtimit të këtyre njehsorëve (AEL.TF.04-1), duke thënë se kjo çështje është në procedurë.

“Pas denoncimit të Komitetit për Energjitikë lidhur me njehsorët elektronikë Kohler AEL.TF.04-1 që ende vijojnë të përdoren për faturimin e energjisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përgjegjëse për këtë çështje reagoi duke u justifikuar me parullën "mos ndërhyni në procesin gjyqësor".Së pari, këtë reagim drejtuar qytetarëve MTI duhet ta kishte bërë në kohë e jo pas denoncimit tonë. Sepse ata po paguajnë faturat pa qenë të siguruar se njehsorët masin saktë.Së dyti, në këtë reagim MTI nuk i mohon faktet e paraqitura së me njehsorët e pasaktë vijohet të mbushen faturat e qytetarëve dhe as nuk sqaron se kur qytetarëve do t'u kompensohet dëmi.Së treti, këtu nuk është fjala për procesin gjyqësor por për të drejtën e panegociushme dhe të menjëhershme të qytetarëve për shërbim korrekt. Ftesa për neutralitet asnjëherë në respekt të gjyqësorit nuk mund të përdoret për vazhdimin e abuzimit ndaj paguesve të energjisë në vendin tonë.Së katërti, pas vendimit të dhjetorit 2014 për heqje të licencës për përdorim të njehsorëve Kohler AEL.TF.04-1 nga Turqia duhej që:a. MTI të vijonte kontrollin dhe testimin për njehsorët e tjerë të së njëjtës kompani. Ta bënte publik këtë për të gjithë qytetarët. Si dhe të sigurohej që për të gjithë njehsorët e rinj të hetohej/vlerësohej nga instancat e specializuara sipas standardeve të BE-së.b. MTI është e vetëdijshme se procesi gjyqësor me kompaninë e njehsorëve dhe zyrtarët e MTI-së, do të zgjatet, si pasojë duhej të kërkonte nga KEDS-i, edhe ende duhet, që t'u sigurohej sipas procedurave matje e rregullt konsumatorëve të cilët kishin pësuar nga kjo aferë e shkaktuar nga vetë MTI.MTI duhet të tregojë publikisht se nuk i ka kërkuar certifikim me standarde të BE-së kompanisë turke Kohler, (që çuditërisht kishte fituar tenderin edhe pse në garë kishte kompani franceze, sllovene, kroate, çeke, hungareze) por ka pranuar certifikatë të laboratorit të vetë kompanisë.I bëjmë me dije Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë se për papërgjegjësi të saj punëtorë të KEDS-it janë larguar nga puna padrejtësisht vetëm pse e kanë paraqitur këtë problem e plotë të tjerë përballen me ankesat edhe në gjykata si pasojë e pasaktësive të njehsorëve.Edhe pse KEDS është ndërmarrje private përgjegjësia ndaj punëtorëve është institucionale e publike. Ky është shembulli se si mund të katandiset sistemi publik e sidomos ai me karakter te monopolit natyror nëse privatizohet.Ndërsa nuk janë identifikuar plotësisht përgjegjësit e keqpërdorimit të pozitës, e ata nuk janë punonjës të thjeshtë dhe nuk gjenden vetëm në sektorin e metrologjisë. Dhe kjo nuk është vetëm punë e gjyqësisë por dhe Qeverisë.MTI është zënë sërish në shpërfillje të interesit qytetar. Por nëse nuk i ndërmerr masat për eliminimin e dëmeve të mundshme ndaj qytetarëve, nëse nuk i mbron ata që e kanë guximin ta denoncojnë gabimin e sistemit dhe dëmtimin e qytetareve dhe nuk i ndërmerr masat për përsëritjen e mundshme te gabimeve dhe dëmeve nuk mund të karakterizohesh përveç si bashkë pjesëmarrës me vetëdije në këtë proces të dëmshëm dhe korruptiv.Së fundi, meqë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nisi të tregoj për këtë proces është e udhës të publikojë të gjitha dosjet dhe motivet e fillimit të këtij procesi plotësisht korruptiv të ndërrimit të njehsorëve në Kosovë. Këtë e ka detyrim ligjor dhe mbi të gjitha detyrim ndaj qytetarëve” (sic.), thuhet në reagimin e VV-së.