Vuri bast me bashkëshortin, nëse makinën Nissan e zë dhoma (Video)
27:"© Tomas & Mai-Lee Acea
15/09/2017
Mai-Lee Acea e kishte sfiduar Tomas Acean nëse mund të fusë brenda shtëpisë së tyre në Florida të Shteteve të Bashkuara, makinën e tij të preferuar, në tentimin për ta shpëtuar nga uragani Irma.
E bindur se Nissanin 300ZX - të prodhuar më 1987 - nuk do ta zinte dhoma tyre e ndejës, ka vënë bast me bashkëshortin, transmeton Telegrafi.
Por, ka mbetur e befasuar kur ai kishte hequr dyert lëvizëse dhe ka shtruar najlon për ta futur brenda.
Më poshtë mund të shihni përpjekjet e tij dhe reagimet e gruas kur kuptoi se e ka humbur bastin. /Telegrafi/


