Please enter at least 3 characters.

Vullneti hedh ujë në krevatet e Gjestit, Drilonit dhe Leos - si reaguan ata?

2024/12/uj.png

Vullneti mëngjesin e sotëm vendosi të bëjë një veprim të befasishëm kundrejt tre banorëve, Gjestit, Leos dhe Drilonit.

Ai mori një shishe ujë dhe shkoi në dhomën e gjumit për të spërkatur me ujë krevatet ku flinin ata.

Në momentin kur e bëri këtë veprim, si Gjesti, Leo dhe Driloni ishin të tre në gjumë, secili në krevatet e tyre.

Ishte Gjesti fillimisht i cili pati një reagim duke e quajtur Vullnetin “fals” lidhur me veprimin.

“Krejt ujë m’ka bo gjithkund”, thoshte këngëtari.

E sqarim i kërkoi edhe Driloni ende i përgjumur nga ajo se çfarë bëri Vullneti.

“E pse po më lag?”, ishte pyetja që ia bëri ai. Gazetari më pas ia ktheu duke i thënë “për dje”, duke mos specifikuar rastin. /Telegrafi/