Please enter at least 3 characters.

Vuçiq ende në iluzione, thotë se në OKB nuk u miratua rezoluta për Srebrenicën

2024/05/1716480826-Tan2024-05-2317463606_4-1024x576-1.jpg
381:"Njujork, 23. maja 2024. - fotografija niske rezolucije - Generalna skupština Ujedinjenih nacija usvojila je danas rezoluciju o Srebrenicisa 84 glasa za, 19 protiv i 68 uzdržanih glasova. Prethodno na sednici su govorili predstavnici više zemalja, kao i predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ koji je naglasio da je to visokopolitizovana rezolucija. FOTO TANJUG/ TANJUG VIDEO/ bg
6:"TANJUG

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pas votimit dhe falënderoi ata që votuan kundër dhe ata që nuk votuan për Rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të mos kalohet njëzëri për çështjen e gjenocidit, nuk ka ndodhur asnjëherë dhe tani po ndodh për herë të parë sepse disa njerëz deshën ta politizojnë këtë temë të rëndësishme dhe e bënë këtë”, tha ai.

Udhëheqësi serb deklaroi se qëllimi i vetëm i Rezolutës ishte "transferimi i fajit moral dhe politik te një komb".

“Të them të drejtën, kur është fjala për legjitimitetin, nuk ia dolën”, tha presidenti i Serbisë, shkruan nova.rs.

“Ata njerëz që donin të stigmatizojnë popullin serb nuk ia dolën dhe nuk do të kenë sukses”, shtoi ai.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për Srebrenicën, duke shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, e cila duhet të festohet çdo vit. Rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh - mbi 100 mijë të vrarë.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007. /Telegrafi/