Please enter at least 3 characters.

Vritet një shqiptar në Toronto të Kanadasë

Policia kanadeze në Toronto ka zbuluar identitetin e viktimës të shtënave fatale, pranë një qendre tregtare gjatë fundjavës së kaluar.

Ata njoftuan se bëhet fjalë për shqiptarin 43-vjeç Paulin Harusha i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht tentimeve të mjekëve për ta shpëtuar nga më e keqja.

Ai është gjetur brenda veturë me plagë të armës së zjarrin, thuhet në kumtesën e policisë në Toronto, transmeton Telegrafi.

Të shtënat ndodhën në Victoria Park Avenue në mesnatën e të shtunës.

Policia gjithashtu ka njoftuar se dyshuarin janë larguar nga vendi i ngjarjes me një SUV para se të arrinte policia.

Inspektori i policisë Jonathan Rose tha se motivet e këtij sulmi mbeten të panjohura.

Në anën tjetër policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët mund të kenë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com