Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
15/09/2025
Një 40-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së hënës në fshatin Balaj të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas Veselit , rasti është raportuar rreth orës 19:42.
"Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri", ka deklaruar ai.
Hetimet po vazhdojnë nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/


