Vrasje në tentativë, një i arrestuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 01:30, kur i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë një burrë kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Hetimet e mëtejshme për rastin janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve.


