Please enter at least 3 characters.

Vrasja në Hajvali, Policia jep detajet e ngjarjes

2020/07/policia-e-kosov-euml-s-n-euml-gjendje-gatishm-euml-rie-p-euml-r-protest-euml-n-e-9-janarit_hd-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e vrasjes së mbrëmshme në Hajvali, e cila erdhi si pasojë e një incidenti në mes disa personave.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në orën 21:35 minuta.

“Vrasje e rëndë. Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raport.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/