Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe me shi, priten edhe shkarkime rrufesh

2023/06/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e diel) qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në të gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.

Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e forte”, njofton Instituti. /Telegrafi/