Please enter at least 3 characters.

Vranët dhe intervale me diell

2024/09/Moti-Koha-sheshi-Nene-Tereza-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se në mëngjes paraqiten kushte për mjegull, ndërkaq, vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes. /Telegrafi/